Llotaria Powerball, çifti në Misuri fiton jackpotin 294 mln$

Një inxhinier mekanik nga Missouri se bashku me gruan e tij te papunë kishin blerë dy bileta llotarije për një nga cmimet më të mëdha në dekada, ku kanë fituar 294 mil $ nga një total prej 587.5 milionë $.Cifti Hill , Mark dhe Cindy, me tre djem dhe një vajzë të biresuar, u tha gazetarëve se jane "njerëz te zakonshëm me të ardhura të pakta deri më tani."Megjithatë ata nuk duan të zbulojnë cfare do të bëjnë me të gjitha paratë e fituara , duke permdendur paksa që ata do të bëjnë bamirësi, ndersa pohuan se "Krishtlindjet këtë vit do të jenë shumë me të bukura dhe pushimet do ti kalojne me te afermit e tyre."Tani ne mund të blejme një kalë-poni te vogël për vajzën tonë dhe madje edhe te shkojme për të parë nga afër për herë të parë oqeanin qe kaq shume e magjeps ate."Përafërsisht një e treta e shumës do të merret nga shteti amerikan, diçka që ata ankohen, por kane pohuar se "eshte detyra jonë si amerikanë, dhe ne do ta kryejme këtë."Pronari i gjysmes së llotarisë tjetër, te cilet fituan në kategorinë e parë, nuk kane kontaktuar ende. Fituesit duhet te paraqiten brenda gjashtë muajsh.8.9 milionë lojtarë do të ndajnë rreth 131.mil $.