Programi bërthamor i Iranit, Kreu i ANEB: Asnjë përmirësim as me Rohan

Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bëthamore (ANEB), Yukia Amano, ka deklaruar nuk ka asnjë “ndryshime radikal” në programin bërthamor të Iranit, që prej zgjedhjes së Hassan Rohanit President.Amano, i cili është kthyer nga një udhëtim në Iran, ka thënë se Republika Islamike vazhdon të pasurojë uranium në 20 për qind.Ai ka thënë se ky vend ka ende punë për të bërë, për të përfunduar ndërtimin e reaktorit kërkimor Arak, i cili do të prodhojë plutonium, një tjetër karburant potencial për armë atomike.ANEB pritet të lëshojë raportin e ri për aktivitetet bërthamore të Iranit të premten.Irani hedh poshtë akuzat se aktiviteti i tij ka për qëllim krijimin e armës atomike.

Nga ana tjetër Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama dhe ai i Francës, Francois Hollande, kanë diskutuar përmes telefonit në lidhje me programin bërthamor të Iranit.Pas bisedës, Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se SHBA-ja dhe Franca janë në dakordim të plotë sa i përket marrëveshjes së propozuar nga fuqitë botërore për Iranin.Zyra e presidentit francez ka thënë se dy liderët kanë shprehur vendosmërinë e tyre të përbashkët, për të siguruar garanci nga Irani se do të braktisë përfundimisht programin ushtarak bërthamor.

Pas një raundi bisedimesh javën e kaluar, ka pasur spekulime për mosmarrëveshje në mesin e gjashtë fuqive botërore: Shteteve të Bashkuara, Rusisë, Kinës, Britanisë, Francës dhe Gjermanisë.Zyrtarët amerikanë më vonë kanë thënë se Irani ka qenë ai që nuk ka rënë dakord me marrëveshjen e propozuar.Bisedimet do të vazhdojnë javën e ardhshme.