Ukrainë, s`miratohet legjislacioni për lirimin e Tymoshenkos

Parlamenti i Ukrainës e ka mbyllur një sesion të jashtëzakonshëm pa arritur dakordësi për lejimin e ish-kryeministres, Ylia Tymoshenko, që të udhëtoj për në Gjermani, për trajtim mjekësor.Kryesusesi i Parlamentit, Volodymyr Rybak, e shpalli të mbyllur sesionin, pasi grupi parlamentar i punës i përbërë nga Partia e Rajoneve e presidentit Viktor Yanukovich, dhe përfaqësuesit opozitarë dështuan të arrijnë marrëveshje për tekstin e përbashkët për legjislacion.Pas shpalljes së vendimit, disa deputetë brohoritën “turp”!Në këtë seancë parlamentare merrnin pjesë edhe të dërguarit e Bashkimit Ervropian, Alexander Këasnieëski dhe Pat Cox.BE-ja është kërcënuar për ta pezulluar nënshkrimin e marrëveshjeve për tregti të lirë me Ukrainën, në samitin e Vilniusit, më vonë këtë muaj, nëse nuk arrihet vendimi në parlament për lirimin e Tymoshenkos, deri më 13 nëntor.