USS George Washington arrin në Filipine

Marina Amerikane po intensifikon përpjekjet për të ndihmuar banorët në pjesën qëndrore të Filipineve të cilët u prekën nga tajfuni , duke dërguar një aeroplanmbajtëse gjigande dhe anije me furnizime për të ofruar ndihmë emergjente për popullsinë e cila ka nevojë urgjente për ushqime dhe artikuj të tjerë bazë.Pentagoni tha se aeroplanmbajtësja USS George Washington dhe katër anije të tjera arritën sot në Gjirin Leyte. Ato kanë një kapacitet për të prodhuar miliona litra ujë të pijshëm në ditë.Aeroplanmbajtësja është duke transportuar helikopterë dhe avionë të nevojshëm për shpërndarjen e ndihmave në qytetin e Takloban, i cili të premten u shkatërrua nga një prej tajfunëve më të fuqishëm të regjistruar në histori.Aeroportet e vogla lokale të qytetit njoftohet se janë pjesërisht funksionale, por aty nuk mund të ulen avionët e mëdhenj.Dje, numri zyrtar i njerëzve që kanë humbur jetën nga Tajfuni Haiyan arriti në 1774.  Mijëra njerëz të tjerë figurojnë të zhdukur. Zyrtarët fillimisht thanë se 10 mijë njerëz mund të kenë humbur jetën.Megjithatë, Presidenti i Filipineve Benigno Aquino, duke folur me një notë optimizmi, i tha kanalit televiziv CNN se numri përfundimtar i personave të zhdukur mund të jetë dukshëm më i ulët.