Kleriku amerikan pritet të lirohet nga Irani
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Tetor 2013, 08:15
Një klerik amerikan, i cili është mbajtur në Iran që prej 21 tetorit, u ka thënë të afërmëve se do të kthehet në shtëpi.Eddie Romero ka folur me familjen e tij më 22 tetor nga Teherani.Ai ka udhëtuar në Iran për të protestuar kundër burgosjes së të konvertuarve në të krishterë në Republikën Islamike.Më 21 tetor, ai është shfaqur jashtë burgut Evin të Iranit duke brohoritur “lirojeni popullin tim”.Romero, më pas, është rrethuar qetësisht nga rojet e burgut.Në vitin 2008, ai është arrestuar gjatë Lojërave Olimpike në Pekin, pasi ka kërkuar lirimin e pesë aktivistëve kinezë.