Obama takon sot kryeministrin pakistanez Sharif
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Tetor 2013, 08:05
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, dhe kryeministri i Pakistanit, Navaz Sharif, takohen sot në Shtëpinë e Bardhë.Bisedimet kanë për qëllim përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe pritet të fokusohen në sulmet e telekomanduara të SHBA-së, Afganistanin dhe raportet tregtare.Obama pritet të nxisë Sharifin që të bëjë më shumë për shkatërrimin e grupeve militante, ndërsa Sharif do të kërkojë fundin e sulmeve me aeroplanë pa ekuipazh të SHBA-së, për të cilat Amnesty International ka thënë se mund të përbëjnë krime lufte.