Akuzat për ryshfet, Eurovizion ndryshon rregullat e votimit

Organizatorët e festivalit të këngës evropiane kanë thënë se kanë përfocuar rregullat e votimit në “EUROVISION”, pas akuzave të bëra për ryshfet.Ndryshimet përfshijnë publikimin e emrave të anëtarëve të jurisë para mbajtjes së festivalit dhe publikimin e votave të dhëna nga anëtarët e jurisë menjëherë pas finales.Më parë, identiteti i anëtarëve të jurisë nuk është bërë i ditur deri në natën finale. Organizatorët kanë thënë se rregullat e reja kanë për qëllim të qënët më transparent.Ndryshimet janë bërë pas raportimeve se vitin e kaluar gjatë mbajtjes së eurovizionit në Suedi, janë dhënë ryshfete që të votohet për këngën e Azerbajxhanit.26 shtete marrin pjesë në Eurovizion, ndërsa festivali tërheqë deri në 125 milionë shikues të televizionit. Fituesi shpallet me votat e përziera 50–50 të jurive profesionale dhe votave të teleshikuesve. Danimarka është mikëpritëse e festivalit në vitin 2013, ndërsa Azerbajxhani ka fituar në vitin 2011.