Gruaja me këmbë të lidhura
Kjo grua 102 vjeçare është një prej femrave të fundit në Kinë me këmbë të lidhura.Han Qiaoni, që jeton në veri të provincës Shanxi tregon se aplikimi i lidhjes që i ndryshoi përgjithmonë formën e këmbëve nisi kur ajo ishte vetëm dy vjeçe.Ajo tregon se nëna e saj në atë kohë përdori një leckë të gjatë për tia lidhur gishtat e këmbës bashkë me përjashtim të gishtit të madh. 102-vjeçarja kujton se në atë kohë iu deshën të paktën 6 muaj para se të mësohej me dhimbjen dhe të ecte sërish.
Përgjatë historisë, fatin e Han Qiaonit e kanë patur dhe miliona gra të tjera të cilat kanë tentuar ti shndërrojnë këmbët e tyre në atë që njihet si 'San Cun Jin Lian'.Praktika që duket se krijon dhimbje dhe pasoja për femrat, dikur konsiderohej si symbol i bukurisë dhe statusit të gruas, madje për shumë prej tyre ndër shekuj ishte një mundësi e mirë që të martuar.
Praktika e lidhjes së këmbës në Kinë u ndalua zyrtarisht në vitin 1912, por disa familje vijuan që ta aplikojnë te fëmijët e tyre edhe më pas.
Në shekullin e XIX rreth 40 deri në 50 % e femrave në Kinë i kishin këmbët të lidhura, ndërsa në ditët e sotme kjo praktikë e paligjshme zbatohet vetëm në disa zona rurale.

