Adoleshenti grabit me pistoletë lodër bankën, e ëma e çon në polici

Një adoleshent britanik që përshkruhet si “nxënës shembullor” ka pranuar të martën se ka grabitur një bankë duke kërcënuar me një armë false.15-vjeçari të cilin mediat nuk e kanë identifikuar për arsye ligjore, ka grabitur degën e bankës Barclays në Liverpool, të premtën, prej të cilës ka marrë 2400 euro.E ëma e tij e ka dorëzuar atë në polici, pasi ja ka gjetur thesin me para dhe armën false në dhomën e tij të gjumit.Gjyqtari Ian Lomax ka thënë se djaloshi ka vepruar sikur të ishte duke luajtur me “video game”. Ai ka thënë se ky është një “rast bizar, sureal i një djaloshi që vepron sikur të ishte në një ‘video game’ aksioni”.Prokurorja e rastit, Debra Chan ka thënë se 15-vjeçari ka hyrë në bankë derisa fytyrën e ka pasur të mbuluar me shall, e ka nxjerrë armën dhe ju ka thënë punonjësve: “Mos bëni asnjë budallëk. Unë sapo kam dalë nga burgu pas pesë vjetësh”.Prokurorja Chan ka thënë se arsyeja që e ka shtyrë djaloshin të kryejë krimin është sepse ai dëshironte të kishte gjërat materiale që personat e tjerë më të pasur i kanë.Sidoqoftë në gjykatë është thënë se ai është një nxënës shembullor në shkollë. Avokatja mbrojtëse e tij, Esther Leach ka thënë se ai vjen nga një “familje shumë, shumë e mirë” dhe se në shkollë ka rezultate shumë të mira.Vendimi për këtë rast do të jepet më 15 tetor .