Sulmi në Paradën e Krenarisë në Berlin/ Rama: Nuk mund të ketë tolerancë për urrejtjen dhe dh*nën

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas sulmit të rëndë të ndodhur në Berlin, ku një person humbi jetën dhe 16 të tjerë mbetën të plagosur, duke shprehur solidaritetin e Shqipërisë me Gjermaninë dhe duke dënuar çdo formë dhune dhe ekstremizmi.

"Jam thellësisht i trishtuar nga lajmi tragjik që vjen nga Berlini. Në emër të Qeverisë së Shqipërisë, i shpreh solidaritetin tonë të përzemërt Gjermanisë dhe popullit gjerman. Nuk mund të ketë tolerancë për urrejtje, dhunë apo ekstremizëm në asnjë formë. Ato kërcënojnë jo vetëm sigurinë e qytetarëve tanë, por edhe vetë vlerat që mbajnë demokracitë tona të bashkuara. Ne duhet të qëndrojmë të bashkuar kundër tyre, me vendosmëri dhe pa hezitim. Mendimet e mia janë me familjen e viktimës dhe u uroj shërim të plotë dhe të shpejtë të gjithë atyre që u plagosën. Shqipëria qëndron me Gjermaninë."