Greqia kërkon statusin "UNESCO" për malin Olimp, simboli "mitologjik" synon mbrojtje ndërkombëtare

Greqia kërkon përfshirjen e malit Olimp në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s
Greqia po kërkon që mali Olimp, maja më e lartë e vendit dhe vendi mitologjik i perëndive të lashta, të përfshihet në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s.

Autoritetet vendore kanë lobuar prej vitesh për këtë status, duke theksuar rëndësinë historike, kulturore dhe natyrore të malit që ngrihet 2,918 metra mbi nivelin e detit.

Popullariteti i malit është rritur ndjeshëm gjatë dekadës së fundit, ndërsa vetëm vitin e kaluar u regjistruan rreth 500 mijë vizitorë. Përfshirja në UNESCO synon të rrisë mbrojtjen dhe njohjen ndërkombëtare të zonës.