VIDEO/ Zj*rret "gjunjëzojnë" Europën: Spanja dhe Franca përballen me kat*strofën e flakëve, mijëra të evakuar...

Zjarre të mëdha pyjore po prekin Spanjën dhe Francën, duke shkatërruar deri tani mbi 450.000 hektarë sipërfaqe pyjore në territorin spanjoll.

Qeveria spanjolle shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në provincat Madrid, Ávila dhe Toledo, ndërsa dhjetëra mijëra banorë u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre.

Mediat shkruajnë se në provincën Toledo, tre vendbanime janë evakuuar tashmë, urdhrat në zona të tjera janë të vazhdueshme.

Në Francë, autoritetet evakuuan rreth 200.000 persona për shkak të zjarreve pranë Bordosë, duke mobilizuar ndihmë ndërkombëtare dhe mjete ushtarake për të shuar zjarrin.

Rreth 60 mijë janë ata që janë larguar përkohësisht nga shtëpitë e tyre, ndërsa 28 mijë të tjerë janë ata që janë kërkuar të qëndrojnë në shtëpi ose të dalin vetëm me maskë.

Kushtet e pafavorshme të motit, me thatësirë dhe temperatura të larta, po e bëjnë të vështirë punën e zjarrfikësve në të dy vendet, ndërsa pritet një valë e re nxehtësie.