STRIJAT DHE NDIKIMI ESTETIK NË VERË/ Dermatologia këshillon vajzat: Mos prisni që strijat të zbardhen

Strijat janë një nga problemet estetike më të zakonshme, sidomos te vajzat dhe gratë që kanë kaluar luhatje të forta në peshë ose shtatzëni.

Sipas dermatologes Dorina Hajro, trajtimi në kohën e duhur mund të bëjë diferencën.

Në një intervistë për Ora News, mjekja shpjegoi se strijat krijohen jo vetëm nga shtimi dhe humbja e menjëhershme në peshë, por edhe nga përdorimi për periudha të gjata i kortizonit.

Hajro theksoi se faza më e rëndësishme për trajtimin është momenti kur strijat janë ende rozë ose të kuqe, pasi në këtë periudhë stimulohet më lehtë prodhimi i kolagjenit dhe rezultatet janë më të dukshme.

Mjekja apelon që personat që përballen me këtë problem të mos presin derisa strijat të avancojnë, por të konsultohen sa më herët me specialistin.