Tristan Thompson zbulon prapaskenat e vendimit për vazektominë: Khloé ndikoi në gjithçka

Tristan Thompson ka folur për jetën e tij personale gjatë pjesëmarrjes në podcastin e Khloé Kardashian, “Khloé in Wonder Land”, ku ka treguar detaje edhe për vendimin e tij për vazektomi.

Ai tha se Khloé Kardashian ka pasur ndikim në këtë vendim dhe se mes tyre ka pasur diskutime edhe për fëmijë të tjerë në të ardhmen.

Thompson u shpreh se nëse do të ketë fëmijë të tjerë, ata do të jenë vetëm me Khloé, duke shtuar se nuk dëshiron më fëmijë me partnerë të tjerë.

Ai gjithashtu përmendi se ka embrione të ngrira me Khloé Kardashian, të cilat i konsideron pjesë të planeve të tyre të mundshme familjare.

Khloé, nga ana e saj, ka pranuar se ka ndikuar në vendimin e tij për vazektomi, duke thënë se mes tyre ka pasur presion dhe diskutime për këtë çështje.

Tristan Thompson është baba i katër fëmijëve nga marrëdhënie të ndryshme, përfshirë dy fëmijë me Khloé Kardashian. Marrëdhënia e tyre ka qenë shpesh në vëmendje të mediave për shkak të ulje-ngritjeve dhe problemeve të së kaluarës, por ata vazhdojnë të ruajnë një raport si prindër.