Kur heshtja në çift tregon rehati, jo distancë!

Sot, kjo sjellje po shihet gjithnjë e më shpesh edhe tek çiftet. Kur njëri sheh televizor dhe tjetri lexon apo lundron në rrjete sociale, ata janë bashkë, edhe pse jo domosdoshmërisht duke bërë të njëjtën gjë.

Sipas specialistëve të shëndetit mendor, kjo formë e qetë bashkëjetese mund të tregojë besim, rehati dhe siguri emocionale në çift. Në thelb, ajo tregon se partnerët ndihen mirë edhe pa pasur nevojë për vëmendje të vazhdueshme apo konfirmime konstante nga njëri-tjetri

Një marrëdhënie e shëndetshme nuk ka nevojë që çdo moment të mbushet me biseda apo aktivitete të përbashkëta. Të jesh i qetë pranë dikujt, pa presionin për të “performuar” vazhdimisht si çift, është një formë intimiteti më vete.

Kjo sjellje ndihmon gjithashtu që secili partner të ruajë individualitetin. Ju mund të shijoni aktivitetet që ju pëlqejnë pa u ndjerë në faj që partneri nuk është pjesë e tyre. Në të njëjtën kohë, krijohet një ndjenjë stabiliteti, pasi e dini që personi tjetër është aty, edhe kur nuk jeni duke komunikuar vazhdimisht.

Kur heshtja në çift tregon rehati, jo distancë!

Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se gjithçka varet nga balanca. Nëse një çift kalon kohën vetëm në këtë mënyrë dhe nuk krijon më momente reale lidhjeje, si dalje, biseda apo kohë cilësore së bashku, atëherë “parallel play” mund të kthehet në distancë emocionale.

Teknologjia e bën këtë edhe më të lehtë. Është shumë e thjeshtë të humbasësh me orë të tëra në TikTok, Instagram apo telefon, duke harruar kontaktin real me partnerin. Dhe kur koha së bashku reduktohet vetëm në heshtje dhe ekrane, marrëdhënia mund të fillojë të ftohet gradualisht.

Por, sekreti duket se është ekuilibri, të ndiheni rehat duke bërë gjërat tuaja pranë njëri-tjetrit, por pa harruar të riktheheni sërish te lidhja, komunikimi dhe momentet e përbashkëta.