Fenomeni i dyfishtë në qiell/ Hëna Blu dhe mikrohëna në të njëjtën natë, ja kur ndodh 'spektakli' qiellor

Një fenomen astronomik i njohur si “Hëna Blu” pritet të jetë i dukshëm në orët e para të 1 qershorit.
Pavarësisht emrit, Hëna nuk do të ketë ngjyrë blu. Termi përdoret për të përshkruar raste të veçanta në kalendarin hënor, kur brenda të njëjtit muaj ndodhin dy hëna të plota, dhe kjo e dyta quhet “Hënë Blu”.
Këtë herë, fenomeni përkon edhe me një “mikrohënë”, pasi Hëna do të jetë më larg Tokës në orbitën e saj dhe do të duket pak më e vogël se zakonisht në qiell.
Sipas të dhënave astronomike, një mikrohënë mund të duket rreth 7% më e vogël se një hënë mesatare e plotë. Kjo ndodh për shkak të distancës më të madhe nga Toka në atë moment.
Hëna e plotë e 31 majit bën pjesë në këtë cikël të veçantë, ndërsa fenomeni i ardhshëm i ngjashëm pritet të ndodhë në vitin 2032.
Astronomët shpjegojnë se cikli hënor zgjat rreth 29.5 ditë, ndaj në disa raste brenda një viti ndodhin 13 hëna të plota në vend të 12, duke sjellë edhe fenomenin e “Hënës Blu”.
