Djali i Angelina Jolie dhe Brad Pitt ndërmerr hapin e madh, braktis mbiemrin “Pitt”. Ja shkaku i këtij vendimi

Maddox, djali i madh i Angelina Jolie dhe Brad Pitt, ka kërkuar zyrtarisht të heqë mbiemrin “Pitt” nga emri i tij ligjor.

Sipas mediave, 24-vjeçari ka dorëzuar dokumentet për ndryshimin e emrit, dhe nëse kërkesa miratohet, ai do të quhet Maddox Chivan Jolie.

Ky veprim vjen pasi Maddox ka përdorur vetëm mbiemrin e nënës së tij edhe në disa projekte filmike, përfshirë punën si ndihmës regjisor në filmin “Couture”, me Angelina Jolie në rolin kryesor.

Ai nuk është i vetmi nga fëmijët e çiftit që është distancuar nga mbiemri Pitt.

Edhe Shiloh ka ndryshuar ligjërisht emrin në “Jolie”, ndërsa Zahara dhe Vivienne janë prezantuar publikisht me mbiemrin e nënës në disa raste.

Burime pranë Brad Pitt thonë se aktori është i prekur nga këto vendime, por vazhdon të ketë marrëdhënie me fëmijët e tij.

Angelina Jolie dhe Brad Pitt u ndanë në vitin 2016 dhe divorci i tyre u finalizua në fund të vitit 2024.