PUBLIKOHET LISTA E KOMBËTARES/ Ja si do pozicionohen lojëtarët në fushë për miqësoret e qershorit

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të zhvillojë dy ndeshje miqësore në qershor në stadiumin “Air Albania”, ndaj Izraelit më 3 qershor dhe ndaj Luksemburgut më 6 qershor, të dyja në orën 20:00.

Trajneri i ri i kuqezinjve, Rolando Maran, ka publikuar listën e parë me 27 lojtarë të grumbulluar për këto dy takime.

Në listë janë përfshirë edhe dy emra për herë të parë: portieri i Partizanit, Pano Qirko, dhe mesfushori i Carrareses, Luis Hasa.

Në skuadër janë rikthyer gjithashtu disa lojtarë si Alen Sherri, Simon Simoni, Andi Hadroj, Taulant Seferi dhe Cristian Shpendi. Për shkak dëmtimesh mungojnë Thomas Strakosha, Ernest Muçi, Nazmi Gripshi dhe Rey Manaj.

Grumbullimi i ekipit nis më 1 qershor në “Shtëpinë e Futbollit”, ku lojtarët do të fillojnë përgatitjet për dy ndeshjet miqësore.

Biletat për ndeshjet Shqipëri–Izrael dhe Shqipëri–Luksemburg mund të blihen online dhe në sportelin pranë stadiumit “Air Albania”.

PUBLIKOHET LISTA E KOMBËTARES/ Ja si do pozicionohen lojëtarët