I PALODHURI YLBER RAMADANI! Mesfushori është shpallur lojtari që ka përshkuar më shumë kilometra në Serie A
Ylber Ramadani, ka lënë pas disa prej emrave të mëdhenj të kampionatit italian, duke konfirmuar sezonin e tij të jashtëzakonshëm me një statistikë mbresëlënëse. Mesfushori shqiptar i Leçes, është shpallur lojtari që ka përshkuar më shumë kilometra në Serie A, duke përshkruar 421.5 kilometra gjatë sezonit 2025/2026
Ylber Ramadani ka qenë një nga protagonistët absolutë të arritjes historike të Leçes, që siguroi mbijetesën në Serinë A për vitin e katërt radhazi dhe do të jetë përsëri në elitë në vitin e ardhshëm. Mesfushori ka qenë një titullar fiks nën urdhrat e trajnerit Euzebio Di Françesko dhe ka lënë shenjë në vazhdimësinë e ekipit.
Kontribut të madh në qëndrimin në Serinë A ka dhënë edhe Ylber Ramadani. Shqiptari ka lënë pas yjet e mëdhenj të kampionatit italian duke konfirmuar sezonin e jashtëzakonshëm me një statistikë mbresëlënëse.
Mesfushori është shpallur futbollisti që ka përshkuar më së shumti kilometra në të gjithë Serie A për sezonin 2025/26, duke lënë pas emra të njohur të kampionatit elitë italian.
Sipas statistikave zyrtare, Ramadani ka përshkruar plot 421.5 kilometra gjatë sezonit, duke u renditur i pari në listën e lojtarëve më punëtorë të Serie A. Pas tij vijnë Cristante i Romës me 412.4 km dhe Morten Frendrup i Genoas me 403.6 km.
Me energjinë, agresivitetin dhe sakrificën e tij në mesfushë, Ramadani është kthyer në zemrën e skuadrës, duke qenë vendimtar si në fazën mbrojtëse ashtu edhe në organizimin e lojës.
Në total gjatë gjithë sezonit që lamë pas, Ramadani luajti në 37 ndeshje dhe është aktivizuar për 3249 minuta në tola, ndërsa ka shënuar një gol.
Ramadanit pritet ti rinovohet automatikisht kontrata edhe për një tjetër vit pasi klubi dëshiron të aktivizojë klauzolën e tij duke e shtyrë fundin e marrëveshjes në verën e vitit 2027.
Edhe pse me një buxhet shumë më të ulët se të skuadrave të tjera, Lece ia doli mbanë dhe do të luajë si asnjëherë më parë për vitin e 5-të radhazi në Serinë A.

