ATENTAT NDAJ TIFOZIT TË PRISHTINËS/ "Radulla" q*llohet me a*më, "Plisat" shprehin ngushëllimet për Agron Hajdarin
Një person ka mbetur i vrarë mbrëmjen e kaluar në rrugën “Sali Nivica” në Prishtinë, pas të shtënave me armë zjarri.
Viktima është Agron Hajdari, i njohur edhe me nofkën “Radulla”, i cili njihej si pjesë e tifozëve të Prishtinës, grupit “Plisat”.
Sipas informacioneve, ai është qëlluar nga një person i maskuar dhe ka humbur jetën në vendngjarje.
Hajdari ka qenë i njohur edhe më herët për autoritetet e rendit. Ngjarja ka tronditur komunitetin sportiv në Prishtinë.
Grupi “Plisat” ka reaguar në rrjetet sociale, duke shprehur dhimbje për humbjen e tij dhe duke e kujtuar si një pjesë të tyre prej shumë vitesh.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar autorin e sulmit.
“Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se ka ndërruar jetë anëtari ynë, Agron Hajdari, Radulla.
Për më shumë se dy dekada ai ishte pjesë e pandashme e tribunës dhe Plisave, duke dhënë gjithçka për qytetin, klubin dhe Kombëtaren në çdo moment.
Kujtimi për të do të mbetet gjithmonë i gjallë.
Ngushëllime më të sinqerta për familjen e tij, shokët dhe të gjithë Plisat.
Pusho i qetë Goni! Ultrasit nuk vdesin kurrë”, shkruhet në postim.

