VIDEO/ Sala dhe Nufi vizitë në Pavionin e ri të Traumës në Spitalin Bashkiak Mirditë

Mirdita po kthehet në një pol të ri të traumës dhe rehabilitimit për Veriun e Shqipërisë.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala dhe Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi zhvilluan sot një vizitë në Pavionin e ri të Traumës në Spitalin Bashkiak Mirditë, një investim që synon të fuqizojë kapacitetet e trajtimit të specializuar në nivel rajonal dhe të krijojë një pol të rëndësishëm shërbimesh për zonën veriore të vendit.