PASURITË E KRIMIT I KTHEHEN QYTETARËVE! AAPSK konferencë ndërkombëtare “Nga konfiskimi tek e mira publike”

Shqipëria po forcon luftën kundër pasurive me origjinë kriminale, duke rikthyer mbi 50% të aseteve të konfiskuara në dobi publike dhe komunitare. Në konferencën ndërkombëtare në Tiranë, autoritetet shqiptare dhe përfaqësuesit e BE-së theksuan se sfidat e reja si kripto-asetet kërkojnë bashkëpunim më të fortë ndërkombëtar dhe mekanizma modernë kundër pastrimit të parave.
PASURITË E KRIMIT I KTHEHEN QYTETARËVE! AAPSK konferencë

Shqipëria po forcon mekanizmat për goditjen e pasurive me origjinë kriminale dhe kthimin e tyre në shërbim të publikut, si një instrument i rëndësishëm në luftën kundër krimit të organizuar.

Mesazhi i qartë u përcoll në konferencën ndërkombëtare “Nga konfiskimi tek e mira publike”, që zhvilloi punimet në Tiranë me pjesëmarrjen e përfaqësuesve dhe ekspertëve nga disa vende partnere.

Drejtorja e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, Risena Xhaja, theksoi synimin që Pasuritë e konfiskuara po kthehen në shërbim të publikut dhe në hapësira komunitare.

Xhaja evidentoi përmirësimin e administrimit ekonomik të pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara dhe dha shembuj konkretë.

PASURITË E KRIMIT I KTHEHEN QYTETARËVE! AAPSK konferencë

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, zbuloi shifrat e pasurive të sekuestruara në vitin që lamë pas duke  nënvizuar  se sfida nuk përfundon me konfiskimin e pasurive, por me mënyrën se si ato rikthehen në shërbim të publikut.

Duke u ndalur tek sfidat e reja të krimit financiar, Lamallari theksoi se kripto-asetet dhe format moderne tpastrimit të parave kërkojnë përgjigje të reja dhe bashkëpunim të fortë ndërkombëtar.

I ngarkuari me Punë i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Andre Rizzo, vlerësoi progresin e Shqipërisë në ndërtimin e institucioneve të nevojshme për t’u përballur me krimin e organizuar dhe për të zbatuar shtetin e së drejtës.

Një prej mesazheve më të qarta që mund të përçojë një shoqëri demokratike është që krimi nuk paguan. Në këtë drejtim shqipëria ka luajtur një rol pioneer në Ballkanin Perëndimor duke përqafuar konceptin e ripërdorimit për qëllime shoqërore dhe duke ebërë këtë pjesë kuadrit ligjor

Gjatë konferencës ndërkombëtare u zhvilluan disa panele diskutimi mbi koordinimin ndërinstitucional në procesin e konfiskimit, administrimin e pasurive kriminale dhe modelet e ripërdorimit social të tyre, me pjesëmarrjen e ekspertëve dhe përfaqësuesve nga Shqipëria, Bashkimi Europian dhe vende të tjera partnere.