Skema Kombëtare, Salla: Mbi 5 mijë fermerë kanë aplikuar, numri vijon të rritet
Ministri i Bujqësisë në një deklaraatë per shtyp për mediat Andis Salla ka vënë theksin tek një nismë masive që do të transformojë sektorin e bujqësisë.
Në një nismë masive për transformimin e bujqësisë, Salla u shpreh se 334 fermerë shqiptarë kanë zgjedhur rrugën e bashkimit përmes bashkive për të krijuar Shoqëritë e Bashkëpunimit Bujqësor (SHBB).
Të dhënat e fundit tregojnë se aktualisht numërohen 84 modele të tilla bashkëpunimi në të gjithë territorin e Shqipërisë, ku 58 prej tyre janë nisma tërësisht private, ndërsa 26 janë ndërtuar në bashkëpunim të ngushtë me pushtetin lokal.
Këto shoqëri nuk janë të përqendruara vetëm në një produkt, theksoi ministri por mbulojnë një gamë të gjerë sektorësh strategjikë: nga frutat dhe perimet në Dibër e Divjakë, tek vaji i ullirit në Berat e Vlorë, bimët medicinale në Malësinë e Madhe dhe Belsh, e deri te drithërat në Durrës apo patatja në Kukës.
Zgjerimi i këtij rrjeti vërteton potencialin e madh që ka bashkëpunimi bujqësor në zhvillimin e ekonomisë rurale, theksoi Salla.
“Para se të vija këtu mora një shifër dhe deri tani janë mbi 5 mijë fermerë që janë online duke aplikuar. Në një kohë shumë të shkurtër ka shumë interes”, u shpreh Salla.
Andis Salla:” Fermerë të parë që janë bashkuar nëpërmjet bashkive dhe ndërkohë po punojmë për të aktivizuar dhe për të punuar akoma më tepër me bashkitë e tjera që janë në territor ku ato bashki që kanë potencial për të zhvilluar në sektorin bujqësor.
Dhe së bashku me numrin total që jemi duke punuar janë 58 SHBB të përbashkëta ku në mënyrë private, por edhe atë çfarë jemi duke punuar me bashkitë, janë në total të tjera 84.
Pra pjesa që ne kemi nëpërmjet SHBB-ve, 26 modelet e para në mënyrën e bashkëpunimit që po kryejmë me bashkitë, tashmë janë edhe 58 të tjera të cilat janë në mënyrë private, që aktualisht dhe ndërkohë në vitet në vazhdim kanë bashkëpunuar dhe në total 84 SHBB ose modele bashkëpunimi private dhe shtetërore në të gjithë vendin.
Këto modele përfshijnë sektorë të ndryshëm dhe zona të ndryshme në territorin e Shqipërisë, ku dua të përmend fruta-perimet në Dibër, Fier, Divjakë, Lezhë dhe Cërrik. Ullirin dhe vajin e ullirit në Berat, Elbasan, Lushnje dhe Vlorë. Bimët medicinale dhe aromatike në Malësinë e Madhe dhe në Belsh. Qepën dhe farat në Shkodër, pataten në Kukës, drithërat në Durrës dhe arrën në Kolonjë. Pra është një proces... janë në proces të krijimit të SHBB-ve edhe në Shijak, Patos, Lezhë, Shkodër me modele të tjera që tregojnë potencialin konkret të bashkëpunimit”...
