Shpërthim në Kamëz gjatë natës/ Lëndë plasëse pranë një kantieri ndërtimi, konstatohen dëme

Në Kamëz, rreth orës 03:40 të mëngjesit, në bulevardin “Nënë Tereza”, ka ndodhur një shpërthim i një sasie të vogël lënde plasëse në pjesën e jashtme të rrethimit të një kantieri ndërtimi.

Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për identifikimin e autorit ose autorëve dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.