Detaje nga shpërthimi në kantierin e ndërtimit në Kamëz/ Policia zbulon se autori u largua me...

Detaje nga shpërthimi në kantierin e ndërtimit në
Në Kamëz është regjistruar një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të së dielës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:40 në bulevardin “Nënë Tereza”, pranë rrethimit të jashtëm të një kantieri ndërtimi. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale dhe nuk ka persona të lënduar.

Sipas të dhënave paraprake, një person është afruar i vetëm pranë kantierit, ka vendosur lëndën plasëse dhe është larguar me motoçikletë.

Dyshohet se rasti mund të lidhet me ndonjë konflikt të mundshëm, por pronarët e subjektit kanë thënë se nuk kanë probleme me askënd.

Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin e autorit dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.