Themeluesi i “Slow Food”, Carlo Petrini shuhet në moshën 76-vjeçare

Carlo Petrini, themeluesi italian i organizatës “Slow Food”, vdiq dje në moshën 76-vjeçare.

Petrini vdiq pas një sëmundjeje të gjatë në moshën 76-vjeçre në qytetin e tij të lindjes, Bra, në rajonin e Piemontes në Italinë veriore, njoftoi lëvizja “Slow Food” në një deklaratë online.

Petrini themeloi “Slow Food” me qëllim promovimin e “të drejtës për kënaqësi” dhe për ushqim të mirë, të pastër dhe të drejtë për të gjithë, si një reagim ndaj përhapjes së kulturës së ushqimit të shpejtë.

“Slow Food” është një organizatë që promovon ushqimin vendas dhe gatimin tradicional.

E themeluar nga Carlo Petrini në Itali në vitin 1986, “Slow Food” është përhapur në të gjithë botën.

E promovuar si një alternativë kundrejt ushqimit të shpejtë, ajo përpiqet të ruajë kuzhinën tradicionale dhe rajonale dhe nxit kultivimin e bimëve, farërave dhe bagëtive karakteristike të ekosistemit lokal.

Ajo promovon bizneset e vogla lokale dhe ushqimet e qëndrueshme. Gjithashtu përqendrohet në cilësinë e ushqimit, në vend të sasisë.