Entela Binjaku: Pamja të jep përshtypjen, por jo të vërtetën e një njeriu

Në emisionin “Epiqendër” në Ora News ishte e ftuar Entela Binjaku, e cila foli për rolin e pamjes së jashtme në shoqërinë e sotme dhe mënyrën si ajo ndikon në perceptimin që krijohet për njerëzit.

Gjatë bisedës u diskutua ideja se veshja shpesh përdoret si një formë komunikimi që jep sinjale për statusin social, stilin e jetesës dhe qëndrimin e individit, por jo gjithmonë pasqyron realitetin.

Sipas saj, pamja e jashtme krijon përshtypjen e parë, por nuk është tregues i plotë i karakterit apo vlerave të një personi, pasi shpesh mjafton një bisedë e shkurtër për të kuptuar diferencën mes fasadës dhe realitetit.

“Veshja nënkupton shumë gjëra, status, qëndrim, estetikë, por shpesh mund të krijojë edhe një iluzion për atë që je në të vërtetë.

....

Ka njerëz që duken shumë mirë në pamje të parë, por sapo fillojnë të flasin, kupton menjëherë nëse ajo që shikon përputhet me atë që është realisht.”

Entela Binjaku e lidh këtë fenomen me një realitet të njohur në shoqëri, ku pamja shpesh merr më shumë vëmendje sesa përmbajtja, ndërsa koha dhe komunikimi mbeten faktorët kryesorë që zbulojnë karakterin e vërtetë të një personi.