Zajmira Qeraxhi tregon "sekretin" e thjeshtë të mëngjesit që rrit vetëbesimin dhe ndikon gjithë ditën

Në emisionin “Epiqendër” në Ora News ishte e ftuar Zajmira Qeraxhi, e cila foli për rëndësinë e vetëvlerësimit dhe ndikimin që ka mënyra si e nisim ditën në gjendjen tonë psikologjike dhe marrëdhëniet me të tjerët.

Ajo u ndal te një sjellje e thjeshtë e përditshme, shikimi në pasqyrë para se të dalësh nga shtëpia, si një moment që ndikon në mënyrën si një person e ndjen veten gjatë gjithë ditës.

Sipas saj, vetëbesimi nuk lidhet vetëm me pamjen e jashtme, por me ekuilibrin e brendshëm, që nis nga gjendja psikologjike, familja si bazë dhe arritjet personale e profesionale.

“Është bukur kur vishesh për veten. Nëse ti je mirë me veten, kjo fillon nga brenda, nga ana psikologjike, nga familja, nga arritjet që ke.

....

Para se të dalësh nga shtëpia, mjafton të shikosh veten në pasqyrë dhe nëse të pëlqen ajo që sheh, ke marrë atë ‘10-shin’ që të ndihmon në marrëdhëniet me të tjerët gjatë ditës.”

Zajmira Qeraxhi e lidh këtë qasje me idenë se suksesi i përditshëm nuk vjen nga faktorë të jashtëm, por nga mënyra si një person e ndërton raportin me veten që në momentet e para të ditës.