HAP DYERT “TRIO AKADEMI”/ Në mundësi e re për artin dhe aktrimin në kryqytet
Mes artistësh, figurash të njohura të muzikës, sipërmarrësish dhe personalitetesh publike, hapi zyrtarisht dyert Trio Akademi.
Të pranishmit patën mundësinë të njiheshin nga afër me ambientet moderne, programin profesional dhe vizionin ambicioz të akademisë për të ardhmen.
Gjatë inaugurimit, themeluesit e akademisë, Preng Gjomarkaj, Arjola Demiri dhe Lindar Kaja, theksuan se Trio Akademi synon të bëhet një mundësi reale për të gjithë të rinjtë t ë apasionuar pas aktrimit
Përveç kurseve dhe programeve artistike, akademia prezantoi edhe nisjen e një podcast-i dedikuar artit, historive të suksesit dhe promovimit të talenteve të reja, me synimin për të frymëzuar brezin e ri të artistëve.
Mes duartrokitjeve dhe entuziazmit të të ftuarve, Trio Akademi përcolli mesazhin se arti, pasioni dhe përkushtimi mund të kthehen në sukses, ndërsa objektivi mbetet i qartë, të bëhet një pikë referimi për artin e aktrimit dhe edukimin artistik në Shqipëri.