Hatixhe Lushi: Veshja në evente zyrtare kërkon respekt dhe përshtatje me rastin

Në emisionin “Epiqendër” në Ora News ishte e ftuar Hatixhe Lushi, e cila foli për rëndësinë e veshjes në varësi të rastit dhe respektimit të kodit të paraqitjes në evente publike dhe institucionale.

Biseda u fokusua te një situatë e ndodhur së fundmi në Teatrin e Operas, pas një koncerti zyrtar, ku në një takim të organizuar me drejtues institucionesh dhe të ftuar, një pjesëmarrës u shfaq me veshje sportive, ndryshe nga pjesa tjetër e të pranishmëve.

Sipas saj, veshja nuk lidhet vetëm me modën apo rehatinë personale, por edhe me respektin ndaj ngjarjes dhe njerëzve të përfshirë në të.

“Çfarë është për koncert duhet të jetë për koncert. Për një takim serioz duhet një veshje më e përshtatshme, sepse çdo gjë ka vendin e vet.

...

Nëse unë shkoj me tuta në një takim të tillë, nuk e kam respektuar situatën dhe as mirënjohjen që i takon atij momenti.”

Hatixhe Lushi e lidh këtë rast me nevojën për të ruajtur standarde minimale të etikës në paraqitjen publike, sidomos në evente institucionale ku çdo detaj i imazhit merr rëndësi.