“SHQIPNI E HARRUME” E ARTAN LAMES! Zbulohet video-amaneti për muzeun. Përkujtohet nga miqtë e bashkëpunëtorët

Artan Lame u përkujtua nga miq dhe bashkëpunëtorë në përvjetorin e ndarjes nga Jeta, të shënuar me publikimin e përmbledhjes së publicistikës nën titullin “SHQIPNI E HARRUME”.  Në aktivitet u publikua edhe video-amaneti për muzeun e Gardës së Republikës, ndërsa e bija, premtoi të çojë përpara projektin e nisur prej

Miq e bashkëpunëtorë të Artan Lames u bënë bashkë për të kujtuar e nderuar njeriun,  publicistin, studiuesin e historisë e trashgimisë dhe personalietin e jetës publike.

Kjo është video e fundit ku Ai tregon punën që po bëhej për muzeun e gardës së Republikës

Ky video testament do të jetësohej nga e bija e Artan Lames, Lisia, e cila do të linte Evropën për t’u kthyer e vazhduar rrugën e të atit.

Lisia Lame, solli nën emocione edhe synimin që koleksioni ‘Artan Lame’ në muzeun e Gardës, një ditë do të arrijë I plotë tek publiku.

Beti Njuma e Anila Basha sollën në vëmendje figurën e një njeriu të përkushtuar ndaj historisë dhe kujtesës shqiptare.

Artan Lame ishte shumëdimensional.

Njeriu I punës si shtetar, por edhe I penës së mprehtë e goditëse.

Shkrimet e tij publicistike ndër vite  erdhin të përmbledhura në libër nën titullin  “‘Shqipni e Harrume’.

Kjo publicistikë u vlerësua nga redaktori I librit Bajram Peçi dhe analisti Aleksandër Çipa.

Artan Shkreli, një nga miqtë më të ngushtë të të ndjerit Artan Lame, tregoi sesi dhe kush e ‘zbuloi’ talentin dhe aftësitë e koleksionistit.

Niko Kotherja, drejtuesi I muzeut të forcave të armatosura, koleksionist I ri, e vlerësoi kështu.

Kotherja: Në fund të fundit kjo ishte bota e artan Lames, një botë fotografish të zverdhura, një document me vulë të vjetër, tabela të harruara, monedha stema e kujtime.

Artan Lame u nda nga jeta në vitin 2025 në moshën 58-vjeçare, ndërsa familja dhe miqtë u zotuan se vepra të tjera të tij, që do të publikohen në vijim.