Trump: Ishim një orë larg sulmit ndaj Iranit, por u ndalëm në minutën e fundit
Donald Trump ka deklaruar se një valë e re sulmesh ndaj Iranit është shmangur në minutat e fundit, pas kërkesave të disa vendeve të rajonit si Arabia Saudite, Katari dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Ai ka bërë të ditur se situata ishte shumë pranë përshkallëzimit dhe se, sipas tij, SHBA ishte rreth një orë larg ndërhyrjes.
Trump ka folur gjithashtu për Iranin, duke thënë se vendi është nën presion për të arritur një marrëveshje dhe se ekziston një afat i shkurtër për negociata, që sipas tij mund të zgjasë vetëm disa ditë.
Ai ka paralajmëruar se, nëse nuk arrihet marrëveshje, mund të ketë veprime të tjera ushtarake, duke theksuar se SHBA nuk mund të lejojë që Irani të pajiset me armë bërthamore.
Në të njëjtën dalje, Trump ka folur edhe për projektin e ndërtimit të një salle të re në Shtëpinë e Bardhë, duke e quajtur atë një strukturë të fortifikuar dhe të financuar nga vetë ai dhe mbështetës të tjerë.
Sipas tij, godina është projektuar për të ofruar siguri të lartë dhe mbrojtje nga sulme të mundshme, përfshirë dronë dhe raketa.

