ÇMONTOHEN 'SKIFTERËT' NË ITALI/ Zbulohen 34 grabitjet serialë, 300 mijë euro dëm ekonomik

Një grup prej katër shqiptarësh është arrestuar në Itali, pasi dyshohet se ka kryer një seri grabitjesh në dyqane në zonën e Bolonjës dhe rajone të tjera.

Sipas policisë italiane, grupi kishte në shënjestër kryesisht dyqane që shesin cigare, bileta lotarie dhe produkte të tjera të licencuara.

Grabitjet dhe tentativat për grabitje dyshohet se janë kryer gjatë periudhës shkurt 2023-mars 2024.

Hetimet tregojnë se autorët vepronin kryesisht gjatë natës, duke thyer dyert e dyqaneve në zona periferike dhe rurale, për të marrë para cash, cigare dhe bileta lotarie, të cilat më pas dyshohet se i fusnin në tregun e zi.

Sipas autoriteteve, grupi ka kryer të paktën 34 raste dhe ka shkaktuar një dëm ekonomik që vlerësohet mbi 300 mijë euro për bizneset e vogla.

Operacioni i karabinierëve ka çuar në identifikimin dhe arrestimin e tyre, ndërsa hetimet për aktivitetin e grupit vijojnë.