VR*SJA E ILARIA SULËS/ Prokuroria e Romës kërkon 'fundosjen' e Mark Samson me burgim të përjetshëm
Prokuroria në Romë ka kërkuar dënim me burgim të përjetshëm për Mark Antony Samson, i akuzuar për vrasjen e ish-të dashurës së tij shqiptare, Ilaria Sula, ngjarje e ndodhur në mars të vitit të kaluar.
Sipas akuzës, vrasja dyshohet të jetë e planifikuar dhe më pas e kryer me gjakftohtësi, ndërsa ndaj tij rëndojnë edhe akuza për fshehje të kufomës.
Gjatë seancave gjyqësore, prokurorët kanë thënë se pas sulmit fizik dhe goditjeve me thikë, i pandehuri nuk është ndalur me kaq, por ka vazhduar veprime që sipas tyre tregojnë mungesë pendese.
Trupi i pajetë i studentes shqiptare u gjet më 2 prill 2025 brenda një valixheje të hedhur në një zonë të pyllëzuar pranë Poli-t.
Hetimet kanë zbuluar gjithashtu se pas zhdukjes së saj, 23-vjeçari ka përdorur telefonin dhe profilet e saj në rrjetet sociale, me qëllim për të larguar dyshimet.
Gjykata pritet të japë vendimin përfundimtar në vijim.

