ARSENALI NJË HAP LARG TITULLIT/ “Topçinjtë” mundën 1-0 Burnley, titulli një fitore larg
Arsenali është vetëm një fitore larg titullit kampion në Angli. “Topçinjtë” mundën 1-0 Burnley në sfidën e parafundit të sezonit dhe gjithçka do të vendoset në përballjen ndaj Kristal Palasë.
Arsenali është vetëm 90 minuta larg titullit kampionë në premier ligë. Pritja prej 22 vitesh e topcinjve pritet të marrë fund javën e ardhshme ndaj Kristal Palasë. Skuadra e Mikel Artetës mposhti edhe Burnely në sfidën e parafundit të sezonit.
Një gol i mjaftoi londinezëve për të marrë pikët e plota në shtëpi. Skuadra e Brojës që ka rënë prej kohësh nga premier liga, nuk rezultoi e lehtë për topcinjtë, teksa e mbajtën sfidën e parur deri në fund, edhe pse mundësitë për të shënuar i kishin të pakta. Goli vendimtar erdhi nga një goditje nga këndi. Kai Havertz kërceu më lart se mbrojtësit duke realizuar me kokë për ti dhënë Arsenal epërsinë.
Në pjesën e dytë, Arsenal kërkoi golin e sigurisë. Saka dhe Eze kishin dy mundësi të mira për të shënuar, por goditjet e tyre nuk shkuan në rrjetë.
Bërnlej u mbrojt deri në fund, duke e mbajtur në tension Arsenal, por në fund ishin topcinjtë ata që festuan 3 pikët që e afrojnë akoma më shumë më titullin kampion. Ndërkaq, sulmuesi i kombëtares, Armando Broja, nuk ishte i grumbulluar në këtë sfidë.
Kjo fitore i jep Arsenalit 5 pikë avantazh nga Mançester Siti që ka luajtur një ndeshje më pak por mbi të gjitha u jep mundësinë që me fitoren në ndeshjen e fundit ndaj Kristal Palas, të shpallen fituesit e Premier Ligës në këtë edicion.
Arsenal dhe trajneri Arteta morën duartrokitje pas fitores ndaj Burnlej.
Tekniku mbajti edhe një fjalin para tifozëve në ndeshjen e fundit në shtëpi.
“Është e pabesueshme të dëshmosh atë që kemi krijuar në këtë stadium. Sigurisht që kam kujtime nga e kaluara dhe krahasimi është i pabesueshëm për t’u parë. Jam shumë krenar për këtë. Sot ata kanë krijuar diçka kaq të veçantë jashtë stadiumit dhe në stadium. Tani ne kemi vendosur standardet për të cilat jemi përgjegjës për ruajtjen e tyre.