EMRI+FOTO/ Kombëtarja me trajner të ri, ja kush do e pasojë Sylvinhon në krye të kuqezinjve
Rolando Maran do të jetë trajneri i ri i kombëtares. Tekniku italian do të pasojë Silvinjon, teksa ka nënshkruar një kontratë deri në vitin 2028. Pas zyrtarizimit, Maran u shpreh se njeh mirë Shqipërinë dhe ka potencial për të arritur më lart. Ndërkaq, presidenti Duka, deklaroi se Maran ishte zgjedhja e duhur, pasi ka eksperiencë të madhe
Në kombëtare ka nisur epoka e Rolando Maran. 62 vjecari do të jetë trajneri i Shqiqërisë për dy vitet e ardhshme. Ish trajneri i disa skuadrave në Serinë A dhe Serinë B është zyrtarizuar nga presidenti i fshf, Armand Duka.
Emërimi i Maran vjen pas largimit të Silvinjos, i cili i dhënë fund aventurës së tij në krye të pankinës kuqezi. Presidenti Duka i ka cilësuar teknikun si personin e duhur për të marrë drejtimin e kombëtares, ndërsa tha se nuk ishte një zgjedhje e castit apo emocionale. Duka theksoi se objektiv mbetet kualifikimi ne Euro2028.
“I uroj suksese trajnerit Rolando Maran me Shqipërinë. Nuk bëra CV-në e tij, sepse ka eksperiencë të madhe në futbollin europian, duke trajnuar skuadra me emër në Itali dhe jam i sigurt se do të bëjë mirë. Kontrata është 2-vjeçare.”
Ndërkaq, trajneri i ri, Maran u shpreh se e njeh mirë kombëtaren shqiptare, si dhe lojtarët, ndërsa pranoi se ka marrë këshilla nga ish trajneri i kuqezinjve, De Biasi.
“E kam ndjekur me kujdes Kombëtaren e Shqipërisë dhe meritoni komplimente. Shumë lojtarë të Shqipërisë i njoh, e kam ndjekur Kombëtaren në shumë ndeshje. I kam riparë gjithashtu disa prej ndeshjeve. Kam folur edhe me De Biazin, mikun tim dhe një trajner shumë i mirë. Më ka dhënë disa konsiderata, që besoj se do të më ndihmojnë. Nëse nuk do të mendoja se objektivat nuk i arrijmë, nuk do të isha këtu. Nuk do të jetë e thjeshtë, por sigurisht që mundësitë janë për t’ia dalë.”
Rolando Maran do ta nisë punën me kombëtaren pas pak ditësh. Tekniku do të jetë na pankinë për dy sfidat miqësore , ato ndaj Izralit më 3 qershor dhe Luksemburgun më 6 qershor.
