EPOKA SILVINJO/ Braziliani e mbyll me një europian të kualifikuar, dhe fitore ndaj Serbisë

Ndjekim një kronikë që flet për rrugëtimin e Silvinjos te Kombëtarja.

Silvinjo iu bashkua Kombëtares Shqiptare në janar të vitit 2023, ku pasoi në detyrë Edi Rejën. Bashkë me zëvendësin e tij Pablo Zabaleta, ai udhëhoqi kombëtaren për në Euro 2024, kompeticion në të cilin edhe u kualifikua.

Braziliani arriti që ta dërgojë kombëtaren në Kampionatin Europian 2024, për herë të dytë në histori. Madje kjo u arrit duke u renditur në vendin e parë në një grup me skuadra të mëdha si çekia dhe Polonia.

Fitoret ndaj këtyre skuadrave në Air Albania, ishin vendimtare për pjesëmarrje në kompeticionin më të rëndësishëm europian.

Pas përfundimit të Europianit, ku Shqipëria mori edhe 1 pikë ndaj Kroacisë, Silvinjo rinovoi kontratën për të drejtuar stolin Kuqezi.

Liga e Kombeve ishtë dështim për Shqipërinë e ASilvinjos, ku nga objektiv vendi i parë, Kombtarja përfundoi e fundit duke kaluar edhe një grop më poshtë.

Silvinjo solli disa elementë të rinj në ekipin kombëtar, si Asani, Shehu apo edhe pak lojtarë nga Abissnet Superiore.

Ëndra e Shqipërisë ishte Botërori 2026, që me pak fat mund të realizohej. Në eleminatoret e Botërorit kombëtarja u rendit në vendin e dytë, duke lënë pas edhe Serbinë. Madje në Begorad djemtë Kuqezi dolën me tre pikë duke marrë një fitore historike. Në play off-in ndaj Polonisë kombëtarja humbi një ndeshje të cilën e kishte në dorë për ta fituar.

Gjithsesi, Silvinjo udhëhoqi Shqipërinë në 34 ndeshje, duke regjistruar 15 fitore, 7 barazime dhe 12 humbje, me një mesatare prej 1.53 pikësh për ndeshje.

Në këtë periudhë, Kombëtarja shënoi 40 gola dhe pësoi 30.