Rolando Maran merr drejtimin e Kombëtares shqiptare: Mision krenarie dhe emocioni. Dashurinë për vendin, ta transferojmë në fushë

Një mision e ka konsideruar trajneri i ri, Rolando Maran, marrjen e drejtimit të kombëtares shqiptare.

Në një konferencë për media me presidentin e FSHF, Armand Duka, Maran deklaroi se dashurinë që kanë për vendin, lojtarët duhet ta transferojnë në fushë.

Maran shtoi se të jesh trajner i Shqipërisë është emocionuese.

“Mendoj se është motiv krenarie për mua, do e transferoj atë që këtë dashuri për këtë këtë vend, ta transferoj në fushë. Për mua, është impenjim moral që marr, sepse është një gjë që më emocionon pak, e ndjej fort, këtë mision”, theksoi ai.