VIDEO/ Përplasje në Aeroportin e Vlorës! “2A” e Valon Ademit pengon hyrjen në kantier të punëtorëve të Behgjet Pacollit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Maj 2026, 11:13
Një situatë tejet e tensionuar është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në ambientet e Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës, ku është shënuar një përplasje mes dy kompanive që janë të angazhuara në punimet e aeroportit.
Raportohet se përfaqësues të kompanisë “2A” të Valon Ademit kanë penguar hyrjen e punëtorëve të kompanisë së Behgjet Pacollit.
Nga ana tjetër, kompania e Behgjet Pacollit që është penguar pretendon se ka të drejtë ligjore për të ushtruar aktivitetin e saj në këtë projekt, ndërsa pala kundërshtare argumenton se hyrja e tyre në kantier është e paautorizuar.
