PAMJE/ Grabitja e dyqanit në Pogradec, DETAJE: Autorët marrin dy milionë lekë

Një dyqan bulmeti është vjedhur gjatë natës në qytetin e Pogradecit, në zonën e rrugës së spitalit.

Sipas informacioneve, persona të paidentifikuar kanë hyrë në brendësi të njësisë së shërbimit dhe kanë vjedhur një sasi prej 2 milionë lekësh, së bashku me dyert e biznesit.

Kjo është vjedhja e dytë brenda 5 muajsh për të njëjtin biznes. Aktualisht, policia e Pogradecit po sekuestron kamerat e bizneseve ngjitur dhe po merr shenjat e gishtërinjve në brendësi të dyqanit.

Në të njëjtën rrugë, vetëm disa muaj më parë, u vodh një argjendari, për të cilën ranë në pranga 2 persona.

Pronari: Jashtë kamerave, jemi të shqetësuar dhe frikësuar për punën tonë. Nuk punojmë dot në këtë formë, të vidhesh dy herë në qendër të qytetit dhe të mos kapet askush. Duam që policia ta zbardhë ngjarjen sa më shpejt. Nuk jemi të qetë fare dhe nuk di nëse do e vazhdoj këtë punë; hera e 2 të brenda 5 muajsh.