(VIDEO) Panik në Idaho/ Përplasen dy avionë gjatë shfaqjes ajrore, baza mbyllet urgjentisht

Një bazë ajrore në Idaho të SHBA-së është mbyllur pas një incidenti gjatë një shfaqjeje ajrore.

Ngjarja ndodhi në Mountain Home Air Force Base, ku po zhvillohej aktiviteti “Gunfighter Skies”. Sipas informacioneve paraprake, dy avionë janë përplasur në ajër gjatë performancës.

Pas përplasjes, katër anëtarë të ekuipazhit kanë arritur të hidhen me parashutë përpara se avionët të rrëzoheshin. Ekipet e emergjencës ndërhynë menjëherë në vendngjarje.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit dhe për të sqaruar rrethanat e plota të incidentit.