Pamje tronditëse nga Oakland/ Makina përplas këmbësorët në mes të rrugës, tre persona humbin jetën

Tre persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur pasi një automjet përplasi një grup këmbësorësh në Oakland, gjatë orëve të fundit.

Sipas mediave amerikane, mes tyre ABC News, nga aksidenti mbetën të plagosur edhe drejtuesi i mjetit dhe katër persona të tjerë.

Dy prej të plagosurve ndodhen në gjendje kritike dhe po marrin trajtim në spital.

Në vendngjarje mbërritën menjëherë ekipet e zjarrfikësve dhe shërbimet e emergjencës, të cilat transportuan të plagosurit drejt spitaleve më të afërta.

Autoritetet amerikane po hetojnë rrethanat e aksidentit, ndërsa deri tani nuk janë bërë publike detaje mbi shkaqet që çuan në ngjarjen e rëndë.