FOTO-LAJMI/ Moti i keq shkakton probleme dhe në Durrës! Rrëzohen pemët në zonën e Plepave

Reshjet intensive dhe era e fuqishme kanë krijuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve dhe këmbësorëve në disa zona të Durrësit këtë të shtunë.

Situata më problematike u shënua në zonën e Plepave, ku pemët e rrëzuara bllokuan një pjesë të rrugës dytësore pranë rrethrrotullimit. Pas ndërhyrjes së shërbimeve emergjente, rruga u pastrua dhe qarkullimi iu kthye normalitetit.

Autoritetet bëjnë thirrje për kujdes të shtuar gjatë lëvizjes.