NGA TURIZMI TEK “EKONOMIA GRI”/ Ekspertët analizojnë pse Shqipëria renditet e treta për konsum karburanti
Pavarësisht rritjes së çmimit, Shqipëria renditet e treta në Europë për konsumin e karburantit, ndërsa ekspertët e lidhin këtë rritje me turizmin, ekonominë gri dhe rieksportin drejt vendeve fqinje. Në vitin 2025, vendi regjistroi rekord importi me 741 mijë ton karburante, niveli më i lartë i pesë viteve të fundit.
Edhe pse çmimi i naftës ka shënuar rritje i ndikuar nga kriza në lindjen e Mesme, të dhënat e rendisin Shqipërinë të tretën në Europë për konsum, për cka ekspertët e ekonomisë ndajnë mendime të ndryshme.
Bardhi Sejdarasi dhe Igli Tola bashkohen tek ndikimi I turizmit dhe tregu i makinave me qira në këtë rritje të konsumit të karburantit.
Sejdarasi në anën tjetër thekson se se një pjesë e karburantit të blerë nga jashtë shkon edhe për rieksport në vendet fqinje, duke ndikuar në kërkesën që ka.
Igli Tola, e cilëson ekonominë gri si një faktor që ka rritur konsumin, ndërkohë që kjo kërkesë mendohet se vetëm do të rritet.
Sipas të dhënave të Eurostat, indeksi i Shqipërisë është 135.7 për konsumin e karburantit gjatë muajit shkurt 2026, me një rritje prej 35% krahasuar me vitin e shkuar, duke u renditur pas Malit të Zi dhe Estonisë. Po ashtu, në vitin 2025 u importuan rreth 741 mijë ton karburante në vendin tonë, rekord si sasia më e lartë në 5 vitet e fundit.