MË SHUMË ARKËM*RTE SE DJEPE! Fëmija po shihet si “barrë ekonomike”. “Tiranizimi” boshatis rrethet
Në Shqipëri në tre muaj e parë të vitit u shënuan më pak lindje se vdekje, cka për ekspertët e ekonomisë është një këmbanë alarmi për pasoja afagjata. Eduard Gjokutaj e lidh rënien e lindshmërisë më barrën ekonomike, ndrësa boshatisjen e qytetëve me atë që e quan procesi I Tiranizimit.
Numri I fëmijëve të ardhur në jetë në tre muajt e parë të vitit 2026 ishte fiks 365 më i ulët se numri I personave të ndarë nga jeta në këtë periudhë të vitit, sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, cka për ekspertët e ekonomisë është një alarm me pasoja afatgjata.
Eduart Gjokutaj vlerëson se ndër fakjtorët kryesore të tkurrjes së popullsisë është ulja e lindshmërisë, pasi lindja e një fëmije tashmë shihet si një barrë ekonomike
Rënia dhe plakja e forcës punëtore po krijojnë një disbalancë mes taksapaguesve dhe pensionistëve, të cilët përbëjnë 20% të popullsisë.
Një tjetër shqetësim me ndikim afatgjatë është fenomeni i “Tiranizimit” dhe boshatisja e qyteteve në vend, sipas ekspertit të ekonomisë, Eduart Gjokutaj.
Emigracioni, si plagë e shoqërisë, cilësohet si një kërcënim ekonomik, ndërsa Shqipëria po hyn në një fazë delikate të asaj që cilësohet si tkurrje e qëndrueshme.
Shtimi natyral i popullsisë gjatë 5 viteve të fundit ka shënuar rritje vetëm në vitin 2022, sipas të dhënave të INSTAT. Ndërsa në dy vitet e fundit, trendi i tkurrjes së popullsisë ka vijuar edhe më tej.
