Kthupi për AKSHI-n: Nuk flasim për korrupsion të thjeshtë, por për skemë të vazhdueshme
Në emisionin “Drejt” në Ora News ishte avokati Rezart Kthupi, i cili komentoi akuzat dhe debatet e ngritura lidhur me mënyrën e administrimit të të dhënave shtetërore në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).
Ai u ndal te mënyra se si funksionojnë institucionet dhe përgjegjësia që mbajnë personat brenda tyre, duke e vendosur theksin te roli i individëve në administrimin e sistemit.
“Institucioni janë njerëzit që janë brenda, nuk është godina. Janë njerëzit që e bëjnë funksionimin.”-tha ai.
Në diskutim u trajtua edhe natyra e veprimeve të dyshuara, ku sipas tij nuk bëhet fjalë për një rast të izoluar apo një shkelje të vetme administrative, por për një mënyrë funksionimi të përsëritur në kohë.
“Nuk flasim për një veprim të vetëm. Nëse një abuzim ndodh një herë është diçka, por kur përsëritet në mënyrë të vazhdueshme, me të njëjtën skemë, atëherë kemi një problem tjetër.”-shtoi avokati.
Ai shtoi se, sipas argumentimit të ngritur në debat, nuk bëhet fjalë për korrupsion të thjeshtë individual, por për një mekanizëm më të gjerë që lidhet me mënyrën e funksionimit të strukturave dhe përsëritjen e veprimeve në kohë.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË "DREJT" NË ORA NEWS:

