Pse u zgjodh Vlora për firmat piramidale? "Urdhri ndaj Veriut për luftë me Jugun" - Rrëfehet Hajro Limaj: Kur vr*në Azem Hajdarin më takoi Fatos Nano, ja çfarë më tha

Koloneli Hajro Limaj, i ftuar në studion e QUO VADIS  në Vizion Plus ndau detaje të panjohura nga karriera e tij.

I pyetur nga moderatorja Pranvera Borakaj nëse ishte kërkuar për t’u përfshirë në politikë, Limaj u përgjigj se po, teksa rrëfeu episodin që lidhet me periudhën pas vrasjes së Azem Hajdarit.

Sipas tij, ai mori një urdhër urgjent për t’u paraqitur në Tiranë, ku iu propozua nga Fatos Nano, kryeministri i asaj kohe, posti i ministrit të Brendshëm.

Pjesë nga biseda:

Limaj: Unë kam shumë dekorata. Po të ishte kohë e kaluar, mund të isha edhe hero populli. Unë s’kam luftuar as për hero, as për ministër. Më kanë thirrur për ministër dhe s’kam pranuar.

Borakaj: Ju kanë kërkuar që t’ju përfshijnë në politikë?

Limaj: Po. Kur u vra Azem Hajdari dhe ndodhi ajo ngjarja shumë e madhe, unë sapo kisha ikur nga zyra në Ankara. Më thanë: “Ka ardhur një urdhër, urgjentisht paraqitu në zyrë”, dhe thoshte: “Zoti kolonel, nesër në orën 08:00 në zyrën time, Fatos Nano”. U nisa, mbërrita në Rinas. Shkova te kryeministri, ai nga njëra anë kishte ëisk, nga ana tjetër cigaren dhe kafen, dhe më thotë mua: “Dje kishim mbledhjen e qeverisë për situatën e vështirë që kemi. Na duhet një ministër i Brendshëm të jetë shumë i pastër.”

Pse u zgjodh Vlora për firmat piramidale? Diplomati: Urdhri ndaj Veriut për luftë me Jugun

Koloneli Hajro Limaj ka hedhur akuza të forta lidhur me skemat piramidale, duke deklaruar se ato nuk ishin thjesht fenomene financiare, por pjesë e një skenari politik.

I ftuar në studion e QUO VADIS në Vizion Plus, Limaj deklaroi se firmat piramidale u krijuan nga persona “pa emër” dhe u legalizuan përmes vendimeve gjyqësore, sipas tij me dijeninë e niveleve të larta të shtetit të asaj kohe.

Ai ngriti gjithashtu pikëpyetje për zgjedhjen e Vlorës si epiqendër të këtyre skemave financiare, duke pretenduar se vendosja e tyre nuk ishte rastësore.

Sipas Limajt, këto zhvillime ishin pjesë e një skeme më të gjerë politike që synonte, sipas tij, krijimin e përplasjeve në vend.

“Kush i krijoi firmat piramidale? Tepër e thjeshtë. Firmat piramidale u ngritën nga njerëz pa emër dhe u bënë me vendime gjykate, me dijeninë e presidentit dhe kryeministrit. Dhe pse pikërisht shumica e firmave piramidale u vendosën në Vlorë? Pse në Vlorë? Pse nuk u vendosën në Shkodër, Kukës e Tropojë? Duke pasur parasysh historinë e krahinave dhe përplasjes që do krijonin ata, duhej që goditja e madhe të ishte në Vlorë. Dhe Vlora mbahet si një vend shpërthyes për të sjellë pasoja politike. Kush i krijoi këto? Unë i kam emrat të gjithë. Logjika më e thjeshtë, si mund t’ju jap leket unë juve kur pas një muaji të marr 10%, kur ajo në fillim s’ka asnjë fitim. Pastaj u bë skema për të bërë atë përplasje. Vazhdimësia e këtij skenari ishte rrënimi i shtetit dhe shkatërrimi i forcave të armatosura”, tha koloneli Hajro Limaj

/vizionplus