"Jam e kënaqur që Tirana arriti mbijetesën me meritë"/ Alliu: Me ndryshimet në staf, skuadra mori drejtimin e duhur
E ftuar në emisionin “Ora Sport” ishte Edonisa Alliu, ku u diskutua sezoni i Klubit të Futbollit KF Tirana, i cili arriti të sigurojë qëndrimin në Superiore pas një viti të vështirë.
Në studio u fol për ecurinë e skuadrës dhe momentin e kthesës gjatë sezonit, ku ndryshimet në drejtim dhe në pankinë u cilësuan vendimtare për stabilizimin e ekipit dhe arritjen e objektivit.
Sipas diskutimit, ardhja e drejtorit Bunjaku dhe trajnerit të ri ndikoi në përmirësimin e performancës dhe në rikthimin e besimit brenda skuadrës, duke bërë që Tirana të mbyllte sezonin me objektivin minimal të realizuar.
“Jam shumë e kënaqur që Tirana arriti mbijetesën me meritë. Me ndryshimet në staf, skuadra mori drejtimin e duhur dhe e arriti qëllimin e saj.”-tha ajo.
Gjatë diskutimit u theksua gjithashtu rëndësia e punës me grupmoshat e reja dhe nevoja për një frymë më të pastër në futbollin shqiptar, ku edukimi sportiv dhe korrektësia në fushë mbeten pika kyçe.
“Është e rëndësishme që kjo frymë të shkojë deri në nivelet më të larta të futbollit, që skuadrat të ndërtohen mbi punë dhe jo mbi faktorë të tjerë.”-shtoi Alliu.
Në përfundim, u tha se Tirana ka kaluar një sezon të vështirë, por me arritjen e objektivit ka krijuar bazën për të menduar më shumë për sezonin e ardhshëm, ku synimet pritet të jenë më të larta se thjesht mbijetesa.

