VIDEO/ Muriqi shënon sërish në La Liga, por ekipi i tij nuk arrin të fitojë

Vedat Muriqi u kthye sërish protagonist për Mallorcan, duke shmangur humbjen në përballjen ndaj Villarreal.

Sulmuesi kosovar realizoi golin e barazimit në kohën shtesë të pjesës së parë, në një moment vendimtar për skuadrën e tij. Muriqi përfitoi nga një gafë e portierit kundërshtar, i cili humbi kontrollin e topit, ndërsa bomberi dardan nuk gaboi përballë portës së boshatisur, duke dërguar topin në rrjetë me një prekje të lehtë.

Për Muriqin, ky ishte një tjetër gol me peshë në sezonin e tij pozitiv në La Liga. Sulmuesi numëron tashmë 22 gola në kampionat, duke mbetur vetëm dy realizime larg liderit aktual të renditjes së golashënuesve, Kylian Mbappé.

Pas barazimit 1-1, Mallorca mban vendin e 13-të në renditje me 39 pikë, po aq sa Espanyol, Elche dhe Valencia, ndërsa diferenca me zonën e rënies mbetet vetëm dy pikë, duke e mbajtur ende të hapur luftën për mbijetesë.