(PAMJE) ELBASANI-TIRANA TENSIONE JASHTË FUSHËS/ Përplasje dhe të shara mes tifozëve, ndërhyn policia menjëherë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Maj 2026, 16:12
Elbasani dhe Tirana përballen me njëra-tjetrën në orën 16.00 në Elbasan Arena.
Para takimit, ka patur tension dhe kaos, teksa tifozët bardheblu janë future në fushën e lojës.
Folësi i stadiumit ka bërë thirrje për qetësi, duke paralajmëruar masa, në rast se vazhdohet e njëjta situatë.
E menjëhershme ka qënë ndërhyerja e policisë, për të mos lejuar agravimin e mëtutjeshëm. Vlen të theksojmë se tensioni ka qënë i madh edhe jashtë stadiumit.
Sa i takon sfidës, Elbasanit i duhen pikët për vendin e parë, ndërsa në krahun tjetër, Tirana kërkon pikët e mbijetesës.
